fbpx

ÇATIA NË QENDRËN SPORTIVE PO RRJEDH, PËRGJEGJËSIT THONË SE NUK KA PARA PËR RREGULLIMIN E KULMIT

Bujanoc, 10 dhjetor 2021. – Sportistët dhe rekreativistët nga Bujanoci ankohen për kushte, siç thonë ata, asnjëherë më të kqia në sallën e sporteve. Kulmi i pikon në disa vende, ka ujë në tokë e nuk ka ngrohje, thonë ata.
– Kemi termine për futboll të paktën një herë në javë dhe është vetëm çështje ditësh kur njëri prej nesh do të përfundojë në allçi. Kulmi i pikon dhe ujë ka gjithandej, kurrë nuk ka qenë kaq keq – thonë rekreativistët që nga salla kanë dërguar fotografi për Bujanovaçke.
Drejtori i Qendrës Sportive “Rinia”, Fatmir Hasani, thotë për Bujanovaçke se është i vetëdijshëm për problemet me çatinë, por shton “se mundësitë për të intervenuar janë të pakta”.
– Riparimi i çatisë do të kushtonte shumë. Qendra sportive nuk ka para për ta realizuar vetë një projekt të tillë. Çatia pikon në disa vende, vitet po bëjnë të veten. Me buxhetin që kemi në dispozicion nuk mund të bëjmë asgjë të përhershme – thotë Hasani.
Ai tha se është e nevojshme ndihma e Komunës.
Çatia në sallën e sportit prej disa vitesh është në gjendje të keqe, ndërsa ka pasur edhe përmbytje me ç’rast është dëmtuar parketi, gjë që ka shkaktuar kosto shtesë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.