fbpx

DISKUTIME MBI PRAKTIKËN PUNUESE: TË PAGUHET SË PAKU SA DY E TRETA E RROGËS MINIMALE

 

Bujanoc, 11 dhjetor 2021. – Të rinjtë nga Bujanoci dhe të gjithë qytetarët e interesuar kanë mundësi të marrin pjesë në debatin publik për Projektligjin për praktikën e punës, i cili do të mbahet më 14 dhjetor në Nish.
Ministria e punës, punësimit, çështjeve të veteranëve dhe çështjeve Sociale dhe Shkolla e hapur e Beogradit (SHHB) ftojnë të gjithë qytetarët e interesuar, të rinjtë, si dhe publikun profesional që të njoftohen me tekstin e Projektligjit për praktikën e punës dhe të japin komentet, sugjerimet dhe propozimet e tyre.
Projektligji për praktikën e punës parasheh të drejtën e kompensimit për ushtrimin e praktikës në shumë prej së paku dy të tretat e pagës minimale, e shtuar me kontributet dhe taksat përkatëse, shkruan Nova ekonomija.
Praktikanti, siç propozohet, do të ketë të drejtë për sigurim pensional – invalidor dhe sigurim shëndetësor.
Qytetarët e interesuar për të marrë pjesë në prezantimin e Projektligjit dhe tubimet profesionale mund të paraqesin aplikacionin e tyre me shënimin e qytetit në të cilin dëshirojnë të marrin pjesë, në postën elektronike/emailin : javna.rasprava minrzs.gov.rs.
Prezantimet dhe diskutimet e ekspertëve organizohen në qytetet e mëposhtme:
– Novi Sad, 13 dhjetor 2021, në ambientet e Media Info Center në SPENS, nga ora 12:00 deri në ora 14:00.
– Nish, 14 dhjetor 2021, Hapësira Deli, nga ora 12 deri në 14.
– Beograd, 17 dhjetor 2021, në sallën “Amfiteatri” në objektin e Bankës Popullore, nga ora 10 deri në 12.
Qytetarët e interesuar mund t’i paraqesin propozimet, iniciativat dhe komentet e tyre edhe me shkrim në adresën e Ministrisë së punës, Nemanjina 22-26, Beograd ose përmes e-mailit.
Debati publik për Projektligjin për praktikën e punës do të zgjasë deri më 23 dhjetor.




Leave a Reply

Your email address will not be published.