ASLLANI: OSLLARA KËRCËNOHEJ ME KATASTROFË

 

Skruan: N. Stevasnoviq

Bujanoc, 13 dhjetor 2021. Për shkak të tejmbushjes së kanalit në Osllarë afër Bujanocit, gjatë fundjavës janë rrezikuar rëndë shtatë amvisëri, ndërsa me ndërhyrjen e mekanizimit të NP “Komunalia”, është parandaluar vërshimi në shkallë me përmasa më të mëdha, thotë për Bujanovaçke kryeshef i Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme Ali Asllani.
– Në Osllarë, shtatë familje ishin në rrezik serioz nga uji dhe makinat punuan nga ora 23:00 deri në orën 2 të mëngjesit të së dielës. Reaguam menjëherë pas marrjes së thirrjes – thotë Asllani.
Përmbytja, siç thotë ai, është shkaktuar nga dalja nga shtrati i kanalit që kalon nëpër fshat.
-Më duhet të them që kanali ishte plot me mbeturina, prandaj edhe doli nga shtrati – thekson Asllani.
Ai shtoi se përmbytje ka pasur edhe në Lagjen e re.
– Atje, një familje ishte përmbytur nën ujë. Të dielën kanë punuar pompat e NP “Komunalia” -thotë Aslani.
Sipas tij, në pjesët tjera të komunës tani për tani nuk ka probleme të mëdha, ndërsa Shtabi është duke e monitoruar situatën dhe do t’i përgjigjet çdo thirrjeje.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *