Bujanoc, 13 dhjetor 2021. – Bashkimi Evropian duhet të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën, ka thënë ministrja për të drejtat e njeriut dhe të pakicave SI dhe dialogun social në Qeverinë e Serbisë, Gordana Çomiq.
Brukseli duhet të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe të hapë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, tha q duke shtuar se “kjo nuk kushton asgjë”, por se dërgon një mesazh që BE-ja kujton se projekti i paqes është ideja bazë mbi të cilën është ndërtuar Bashkimi europian.”
Qytetarët me pasaportë të Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Shengen.
– Lëreni Serbinë dhe Malin e Zi të bëjnë detyrat e shtëpisë. Kjo është ajo që ne po bëjmë – shtoi Comic për EURACTIV.
Me këtë, tha ajo, Bashkimi evropian do t’i përmbushë premtimet për zgjerim.