fbpx

EDHE NJË DITË PA TË PREKUR NGA COVID – 19

Bujanoc 15 dhjetor 2021. – Bujanoci për të dytën ditë radhazi është pa raste të reja të infektimit me Covid – 19, sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik Vranjë.

Që nga fillimi i muajit janë regjistruar 38 pacientë të rinj.

Sipas raportit të fundit, 296 persona nga territori i rrethit të Pçinjës janë testuar për COVID-19.

Rezultatet tregojnë se 23 persona janë infektuar me virusin korona.

Më së shumti raste pozitive janë në Vranjë – 14, pasuar nga Surdulica me 5 dhe Bosilegradi me 2.

Tërgovishta dhe Presheva janë komuna me nga një pacient të ri në 24 orët e fundit.

Në spitalet kovid të QSH Vranjë janë shtruar 47 pacientë.

Të gjithë janë pozitivë për koronavirus dhe kanë pneumoni, ndërsa janë 33 pacientë duke u trajtuar me oksigjen.

Në 24 orët e fundit janë pranuar për trajtim spitalor 5 pacientë dhe po kaq kanë dalë nga spitali.




Leave a Reply

Your email address will not be published.