fbpx

ARIFI MINSTRES KOSOVARE: SERBIA DISKRIMINON SHQIPTARËT NË BUJANOC

Bujanoc, 16 dhjetor 2021. – Në takimin me Ministren e jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, të enjten në Bujanoc, kryetari Nagip Arifi theksoi se “qeveria në Beograd vazhdimisht diskriminon shqiptarët në fushën e arsimit, ekonomisë dhe shëndetësisë”.
Sipas njoftimit të Komunës së Bujanocit, Arifi veçanërisht ka theksuar çështjen e “pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë, si dhe mosnjohjen e diplomave të marra në universitetet e Republikës së Kosovës”.
“Gërvalla dhe Arifi janë pajtuar që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve politike derisa të gjendet një zgjidhje”, thuhet në deklaratë.
Ministrja e Kosovës ka takuar edhe kryetarin e Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafi.
Ajo gjatë ditës do të vizitojë edhe Preshevën, ku janë planifikuar takime të ndara me kryetaren e komunës Ardita Sinani dhe Shqiprim Arifin, kreun e subjektit opozitar Alternativa për Ndryshim.




Leave a Reply

Your email address will not be published.