Bujanoc, 17 dhjetor 2021. – Formimi i Asociacioit të Komunave Serbe (AKS) është në interes të Serbisë dhe zyrtarët e Kosovës nuk kanë nevojë të merren me të, thotë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për të cilin “njohja reciproke është kyçe, jo AKS”.
Sipas Kurtit, çështjen e AKS-ës më shumë e shtrojnë faktorët e brendshëm se sa ndërkombëtarët dhe synimi i saj është që të merret me tema që janë në interes të Kosovës dhe jo të Serbisë.
– Pse të merremi ditë e natë me interesat e Serbisë. Unë ia shpjegoj qëndrimin tonë opinionit ndërkombëtar, por edhe se nuk është në interes të serbëve të Kosovës. Askush nuk ka ardhur të më thotë se kjo është marrëveshja jonë më e rëndësishme – tha Kurti, transmeton Koha.
Ai theksoi se të gjithë duhet të kuptojnë se njohja reciproke është çelësi, dhe jo AKS.
– Nëse nuk e pranojmë këtë, ne po biem në lojën e Serbisë. Unë përdora një qasje të ndryshme në takimet në Bruksel. Këtë presidenti i Serbisë po mundohet ta arsyetojë me të drejtat e serbëve. Dhe sa i përket të drejtave, ne po i zbatojmë ato këshilla kombëtare si në Serbi – thotë ai.
Ai shtoi se Serbia po përpiqet të negociojë statusin e Kosovës me ndihmën e Asociacionit të Komunave Serbe dhe se dialogu me Serbinë e ka vështirësuar shumë procesin e njohjeve, sepse shumë vende presin epilogun e tij.