fbpx

BUJANOVAÇKE NË TUBIMIN KUSHTUAR LUFTËS KUNDËR DEZINFORMATAVE

 

Bujanoc, 18 dhjetor 2021. (Foto: Llazar Novakoviq) – Përfaqësuesit e 11 mediave lokale, që nga Bujanoci, Klladova, Trsteniku, Zajeçari, Pozega, e deri në Beograd dhe Novi Sad, biseduan për dy ditë në Kragujevc se si të ruhet identiteti dhe vlera e mediave lokale, të cilat duhet të jenë bazë për luftën kundër dezinformatave, shkruan “Glas Šumadije”, si organizator i tubimit.
Përmes rrëfimit të Milko Stojanoviqit nga “Glas Zajeçara”, një redaksi kjo të cilën pushteti edhe fizikisht e pengon të marrë pjesë në konferenca për shtyp, dëshmonë se sa është i vështirë raportimi medial në nivel lokal.
Ose rrëfimi i Nikolla Llaziqit, nga Bujanocki, i cili për shkak të raportimit objektiv do të akuzohet ose si “lobist shqiptar” ose “nacionalist serbomadh”, varësisht se kujt nuk i pëlqen storia.
Ose Zhelko Matorçeviq nga portali “Zhig Info” nga Grocka, i cili përfundoi në spital, ndërsa sulmuesi është i lirë sepse “nuk mund të vërtetohet identiteti i personit”, megjithëse Matorçeviq e kishte identifikuar atë.
” Historitë janë të ngjashme, por edhe të ndryshme. Në një atmosferë të tillë, mediat lokale përpiqen të punojnë në interes të qytetarëve dhe të jenë mbrojtës të demokracisë dhe të arrijnë deri te njeriu i nevojave bashkëkohore, i cili, sipas hulumtimeve, 69 për qind të kohës së aktive e kalon me median, ndaj të cilave është i ekspozuar drejtpërdrejt ose tërthorazi.
Gjatë pandemisë së koronavirusit, ka ndodhur një fenomen i njohur si infodemia.
Nedim Sejdinoviq, ligjërues në trajnimin për përfaqësuesit e mediave lokale, kujtoi deklaratën e epidemiologut Predrag Gjuriq, i cili beson se shumë qytetarë të ish-bllokut lindor i janë nënshtruar retorikës kundër vaksinimit për shkak të mosbesimit ndaj shtetit dhe institucioneve të tij.
Qytetarët kanë dëshmuar prej vitesh se autoritetet bënë gjithçka për të kënaqur kompanitë e huaja dhe kompanitë e manjatëve vendas, duke mos bërë pothuajse asgjë për të mbrojtur punëtorët dhe qytetarët dhe të drejtat e tyre, dhe tani pritet që qytetarët të besojnë lehtësisht se shteti po punon në interes të tyre. Institucionet e rrënuara, të cilat drejtohen nga komisarët politikë prej dekadash dhe që duke menaxhuar në interes të qeverisë dhe jo të qytetarëve, sigurisht që kanë humbur besimin e qytetarëve, thekson ai.
Gjatë pandemisë së koronavirusit, pati një “shpërthim” të dezinformatave.

Kina dhe Rusia kanë përhapur dezinformata dhe propagandë në lidhje me origjinën e COVID-19, ilaçe të paprovuara për sëmundjen dhe efektivitetin e vaksinave në mënyrë që të fitojnë audiencë jashtë vendit dhe të mbjellin mosbesim te qeveritë perëndimore që nga shfaqja e virusit vdekjeprurës në qytetin kinez Wuhan dy vjet më parë, tregon studimi i Qendrës për analiza të politikave evropiane (CEPA).
Studimi zbuloi se Kina dhe Rusia luajtën një rol qendror në përhapjen e dezinformatave dhe propagandës në lidhje me COVID-in, edhe pse ato ndoqën strategji të veçanta. Megjithatë, studimi thekson se të dy vendet kanë filluar së fundmi të kopjojnë njëra-tjetrën dhe të intensifikojnë fushatat e tyre.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka trajnuar 740 profesionistë në mbarë botën për të menaxhuar infodeminë. Në vendin tonë ata janë Dr Stefan Mandiq-Rajçeviq dhe Dr. Aleksandar Stevanoviq. Instituti DT ndihmoi në organizimin e tubimit të mediave lokale të cilave vetëms e të bashkuara mund të luftojnë kundër dezinformimit dhe spinningut, organizuar nga “Glas Šumadije”.




Leave a Reply

Your email address will not be published.