KOMUNA E BUJANOCIT PO FSHEH TË DHËNAT PËR BUXHETIN DHE PROKURIMET PUBLIKE

 

Bujanoc, 18 dhjetor 2021. Organizata joqeveritare Praxis ka hulumtuar transparencën e vetëqeverisjes lokale në Bujanoc dhe disa qytete të tjera dhe ka konstatuar se nuk publikohen shumë të dhëna buxhetore, si dhe informata për prokurimin publik.
Hulumtimi gjithashtu tregoi se fëmijët dhe shoqëria civile nuk janë mjaftueshëm të përfshirë në krijimin e politikave lokale, transmeton Danas.
Sipas raportit të fundit të organizatës Transparency Serbia, Bujanoci është në vendin e fundit, ndërsa qytetarët në anketën e portalit tonë kanë konfirmuar se pushteti lokal është jashtëzakonisht jotransparent.
Koordinatorja për politika publike dhe hulumtime të Praxis, Marija Drazhoviq, në konferencën për media tha se është treguar që pushtetet lokale publikojnë vendime buxhetore, por se mungojnë shumë të dhëna dhe se informacionet për prokurimin publik publikohen ngadalë ose aspak.
Qytetarët përfshihen në hartimine buxhetit vetëm me rastin e ftesave për debate publike në krijimin e politikave lokale. Përfaqësues të shoqërisë civile kanë thënë në intervista se debatet publike lidhur me planifikimin, ndërtimin dhe mbrojtjen e mjedisit janë duke u zhvilluar formalisht për shkak të detyrimeve ligjore – shtoi ajo.
Ajo theksoi se në seancat publike është komentuar “dokument para aktit të kryer”, ku nuk ka vend për ndryshime.
Sipas saj, sektori civil nuk është i interesuar të bashkëpunojë me autoritetet publike në krijimin e politikave lokale.
-Shpesh pjesëmarrja në zhvillimin e politikave vendore shpesh merren nga këshilla të ndryshëm ndikimi i të cilëve është i kufizuar, dhe iniciativa sporadike qytetare. Komunitetet lokale janë më së shpeshti një lidhje ndërmjet qeverisë dhe qytetarëve – shtoi Drazhoviq.
Siç tha ajo, e vetmja mënyrë për të shprehur nevojat dhe qëndrimet e fëmijëve është parlamenti i ndxënësve, i cili bashkëpunon me Zyrën për të rinjë.
Organizata Praxis, në kuadër të projektit “E nesërmja fillon sot”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian, krahas Bujanocit, ka hulumtuar edhe transparencën e vendimeve të pushteteve lokale në Leskoc, Kralevë, Surdulicë dhe Zemun.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *