fbpx

NË FAKULTETIN EKONOMIK NË BUJANOC DIPLOMUAN EDHE 52 STUDENTË

Bujanovaçke, 20. dhjetor 2021.

Shkruan: M. Janjiq

Bujanoc, 20. dhjetor 2021. Sot në Departmanetin e Bujanocit të Fakultetit Ekonomik në Suboticë diplomuan 52 studentë të nivelit universitar dhe master të gjeneratës së shtatë të këtij institucioni.

Duke iu drejtuar të diplomuarve, dekani i Fakultetit Ekonomik në Suboticë, Nebojsha Gvozdenoviq, theksoi rëndësinë që këta të rinj të gjejnë një mundësi pune pas diplomimit.

– Roli ynë më i rëndësishëm është të mbajmë të rinjtë, t’iu gjejmë dhe t’iu krijojmë mundësi punësimi. Ne duhet t’i motivojmë ata që të inkurajojnë veten dhe të fillojnë ëndrrën e tyre sipërmarrëse, pavarësisht nga kombi që i përkasin, tha dekani Gvozdenoviq.

Në ceremoninë solemne të ndarjes së diplomave mori pjesë edhe kryetari i komunës Nagip Arifi, si dhe përfaqësues të Trupit Koordinues.

Në Fakultetin Ekonomik janë të akredituar 7 fakultete: Kontabilitet dhe Auditim, Menaxhim i Burimeve Njerëzore, Marketingu Digjital, Ekonomi dhe Biznes Ndërkombëtar, Menaxhim Financiar dhe Bankar, Informatikë Biznesi dhe Agroekonomia.

Kujtojmë, në Departamentin e Bujanocit të Fakultetit Ekonomik në Suboticë deri më tani kanë diplomuar 275 studentë – 99 shqiptarë dhe 176 serbë.

Departamenti në Bujanoc është hapur në vitin 2011 dhe aktualisht ka 350 studentë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.