fbpx

TË RINJËT SHQIPTAR E SERB SHEMBULL PËR TË MOSHUARIT NË BUJANOC

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc 20 dhjetor 2021. – Të rinjtë e shkollave të mesme nga Bujanoci, Bljendina Hyseni dhe Bogdan Matiq, nxënës të klasës së katërt nga shkollat Sezai Suroi dhe Shën Sava, aktivistë dhe kryetarë të parlamenteve respektive të nxënësve, janë shembuj të bashkëpunimit të mirë, respektimit të diversitetit dhe tejkalimit të stereotipeve që shoqërojnë një komunitet multietnik.

-Nxënësit e dy shkollave janë duke bashkëpunuar që nga fillimi i vitit shkollor. Fillimisht ai bashkëpunim nisi përmes organizatave joqeveritare, ndërsa sot është zgjeruar përmes një institucioni formal siç është parlamenti i nxënësve. Kjo nuk është thjesht një storie e një bashkëpunimi sa për të thënë, por bashkëpunimi është ngritur realisht në një nivel më të lartë. Në favor të kësaj flasin një varg aktivitetesh të organizuara dhe të realizuara bashkërisht – na tregon Bogdan Matiq.

 

 

– Deri më tani kemi një numër të madh të projekteve shkollore të realizuara me sukses, me mbështetjen e profesorëve tanë dhe si shkollë kemi qenë dhe jemi gjithmonë, jo vetëm për bashkëpunim me “Svetosavasit” por edhe me shkollat tjera – shton Blendina.
Aktivitetet e tyre të përbashkëta po shtohen, thonë ata.

Duke filluar nga organizimi i aksioneve të ndryshme humanitare, përmes projekteve brenda Grupit 484, deri te ndërkulturalizmi, avokimi publik dhe debati.

Ndoshta aktiviteti më i rëndësishëm i përbashkët për ta është Dita e Paqes dhe mesazhi që ata arritën t’i dërgojnë të gjithë komunitetit lokal.

– Ai mesazh për Ditën e Paqes ishte iniciativë e dy shkollave tona. Nëpërmjet këtij aktiviteti theksi vihet në zgjidhjen e problemeve në mënyrën e bashkëpunimit të ndërsjellë, bisedës, pa urrejtje, apo ndonjë gjë tjetër në dëm të rinisë – thotë Blendina.

-Nëse ne, nxënësit, bashkëpunojmë dhe e kuptojmë njëri-tjetrin, nuk shoh arsye pse politikanët apo individët të mos mësojnë nga ne dhe të kapërcejnë dallimet dhe barrën e së kaluarës. Në shekullin e 21-të është e papranueshme që të jemi të tjetërsuar. Si pjesë e komunitetit lokal jemi të vetëdijshëm për njëri-tjetrin dhe vetëm duke punuar dhe duke vepruar së bashku mund ta bëjmë komunitetin tonë më të mirë – shton Bogdani.

Ata thonë se politikanët mund të jenë më të maturnë deklaratat e tyre, për mos ta prishur paqen në Bujanoc, porse për ta kultivojnë unitetin dhe bashkëpunimin në të gjitha nivelet e pushtetit.

Të dy bien dakord në një – parlamenti i nxënësve i ka afruar nxënësit e dy shkollave, marrin pjesë në aktivitete të ndryshme jashtëparlamentare, ndërsa shoqërimi dhe bashkëpunimi i tyre do të vazhdojë edhe më vonë, pas përfundimit të shkollës.

Parlamenti i nxënësve është niveli i parë i demokracisë ndërsa synimi kryesor është të përfaqësojë të drejtat e nxënësve, t’i afrojë ata, të parandalojë çdo lloj diskriminimi dhe të ndryshojë gjërat për mirë, jo vetëm brenda shkollës por edhe më gjerë në komunitet.

Bujanoci, si një qytet i vogël në në skajin më jugor të Serbisë, nuk ka shumë për t’u mburrur. Moszhvillimi ekonomik, shkalla e lartë e papunësisë, migrimi i të rinjve, grupet e mbyllura etnike brenda komunitetit përkatës, keqkuptimi, tjetërsimi – të gjitha këto janë çështje që shqetësojnë dhe mundojnë diku, jo vetëm të moshuarit, por edhe bashkëqytetarët tanë të rinjë.

Por aktivizmi dhe angazhimi i të rinjve dhe nxënësve të këtyre dy shkollave, përmes punës së parlamentit të nxënësve dhe më gjerë, rikthen shpresën dhe tregon një rrugë të mirë për të tejkaluar të gjitha problemet e mundshme në një komunitet lokal.




Leave a Reply

Your email address will not be published.