NIS BASHKËPUNIMI MES RTS DHE TV SPEKTRI, SË SHPEJTI NË TELEVIZIONIN PUBLIK EMISIONE NË GJUHËN SHQIPE

Bujanoc 21 dhjetor 2021. – Televizioni Spektri nga Bujanoci do të prodhojë një emision dokumentar në gjuhën shqipe, i cili do të shfaqet në Radio Televizionin e Serbisë (RTS).

Emisioni do të trajtojë tema socio-ekonomike që kanë të bëjnë me shqiptarët që jetojnë në Serbi, ka deklaruar në Facebook Burhan Behluli nga TV Spektri.

– Pas një kohe të gjatë në RTS po rikthehen emisionet në gjuhën shqipe – thotë Behluli.

Ai shtoi se episodi i parë pritet të transmetohet në janar.

Ai ftoi të gjithë shikuesit e TV Spektri të sugjerojnë një emërtim për këtë program.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *