SHTËPIA E SHËNDETIT NË BUJANOC PAISET ME KARRIGE TË REJA NË HOLIN E PRITJES

 

Bujanoc 20 dhjetor 2021. (Foto Spektri) – Afaristët lokal kanë siguruar karrige të reja për holin e pritjes në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.

Për shkak të mungesës dhe rrënimit të karrigeve në holet e pritjes së entit shëndetësor, afaristë të Bujanocit iu përgjigjën thirrjes për rinovim dhe rritje të numrit të ulëseve para ordinanacave, transmeton TV Spektri.

Bejtulla Mustafa nga Trupi Koordinues, me iniciativën e të cilit janë organizuar biznesmenë vendas për të zëvendësuar inventarin në holet e pritjes, ka sqaruar se vlera e kompletit të ulëseve është 22.490 dinarë.

Ai tha se shpreson që edhe afaristët e tjerë të vazhdojnë ta mbështesin këtë iniciativë sepse siç tha ai është në të mirë të pacientëve.

Nga dy garnitura ulësesh ofruan Agro Adria, Termopan Glas, Eurolider dhe një garniturë u sigurua nga firma Unikat.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *