fbpx

NË BUJANOC DY RASTE TË REJA ME COVID – 19

Bujanoc, 22 dhjetor 2021. – Në dy ditët e fundit në Bujanoc janë regjistruar dy raste të infektimit me koronavirus.

Pas një jave pa pa asnjë rast me Covid – 19, të hënën janë regjistruar dy raste, ndërsa të martën nuk ka pasur asnjë rast të ri.

Që nga fillimi i muajit, në Komunën e Bujanocit janë regjistruar 41 persona të prekur me Covid – 19.

Sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik në Vranjë, dje janë testuar 131 banorë të rrethit të Pçinjës ndërsa prej tyre 14 kanë rezultuar pozitivë.

Shumica e pacientëve të rinj janë nga Vranja – 8, 4 nga Surdulica dhe nga një nga Presheva dhe Bosilegradi.

Në spitalet Kovid të QSH të Vranjës janë duke u trajtuar 36 pacientë.

Të gjithë pacientët janë pozitiv me Covid – 19 dhe me pneumoni, ndërsa 26 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjen.

Në 24 orët e fundit një pacientë është lëshuar nga spitali ndërsa pesë të tjerë janë shtruar për trajti spitalor.




Leave a Reply

Your email address will not be published.