fbpx

BEHLULI NGA TIRANA EKSKLUZIVISHT PËR BUJANOVAÇKE: BALLKANI I HAPUR RAST I MADHË PËR REGJIONIN TONË

Bujanoc 21 dhjetor 2021. – Bujanoc, Tiranë, 21 dhjetor 2021. – Në mesin e pjesëmarrësve në Samitin “Ballkani i Hapur”, i cili po mbahet në Tiranë, është edhe Nexhat Behluli nga Bujanoci, i ftuar nga kabineti i nikoqirit të takimit, kryeministrit shqiptar Edi Rama.

– Çdo shtet i pavarur, prioriteti i të cilit është zhvillimi ekonomik, zgjedh rrugën që do të marrë ngase nga ekonomia jetohet ndërkaq politika është vetëm retorikë. Ballkani i Hapur është i hapur edhe për të tjerët, – thotë Behluli nga Tirana, ekskluzivisht për Bujanovaçke.

Behluli i tha Bujanovaçkes se marrëveshjet e arritura në Tiranë mes Edi Ramës, kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq do të ndikojnë në ekonominë lokale.

– Po hapen mundësi për bashkëpunim më të mirë dhe të hapur, qarkullim njerëzish, mallrash, shërbimesh dhe kapitali. Ata po vijnë tek ne, por edhe ne do të mund të afarojmë në tregjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, sepse nga janari i vitit 2022 do të hiqen pengesat e shumta burokratike dhe nuk do të ketë administratë dhe shkresa, tha Behluli.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më herët gjatë ditës së sotme, tha për RTS se marrëveshjet që do të nënshkruhen në Tiranë janë bërthama e diçkaje që do të krijojë që kjo pjesë e Evropës të jetë në thelb pa kufij dhe shumë më parë se ne e mendonim. Ai thekson se “Ballkani i Hapur” është një ide e shkëlqyer që do të forcohet dhe do të fuqizohet.




Leave a Reply

Your email address will not be published.