FËMIJËVE ME NEVOJA TË VEÇANTA NGA 11.000 DINARË NGA KOMUNA

 

Shkruan: D. Janjiq

Bujanoc, 18 dhjetor 2021. Për këtë vit Komuna e Bujanocit ka ofruar ndihmë të njëhershme prej 11 mijë dinarë për çdo fëmijë me nevoja të veçanta, ka konfirmuar për portalin tonë shefi i Departamentit për shërbime publike, Fejzi Beqiri.
Këtë vit për ndihmë financiare nga buxheti komunal kanë aplikuar 70 fëmijë të shkollave fillore dhe të mesme, të cilët vijojnë mësimin sipas programit të posaçëm të IEP-së.
– Janë ndarë gjithsej 770.000 dinarë, kurse pagesa e ndihmës financiare do të bëhet deri në fund të vitit, gjegjësisht gjatë javës së ardhshme – thotë Beqiri.
Çdo vit për këta fëmijë Komuna e Bujanocit ofron pako për Vitin e Ri.
Vetëqeverisja lokale vazhdimisht ka theksuar se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta për t’i ndihmuar ata të integrohen në shoqëri.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *