KAMBERI NË KUVEND: JEPINI FËMIJËVE ARSIM KUALITATIV NË SHKOLLA, E JO “BOŽJE PRAVDE”

Bujanoc 21 dhjetor 2021. – Shefi i grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar – PAD Sanxhak”, Shaip Kamberi, është kundër vendosjes së intonimit të detyrueshëm të himnit kombëtar në shkolla në fillim të vitit shkollor. Deputeti nga Bujanoci në Kuvendin e Serbisë ka thënë se himnin ““Božje pravde”” nuk e ndjejnë shumë serb, e lëre më shqiptarët apo ndonjë komb tjetër nga 22 sish që jetojnë në Serbi.

– Në himnin e Serbisë, në një shtet ku jetojnë 22 nacionalitete, më së shumti nga të gjitha vendet e rajonit, serbët dhe “serebizmi” përmenden 15 herë, ndërsa dhjetë herë Zoti është thirrur për të shpëtuar, ushqyer dhe bashkuar ekskluzivisht botën serbe dhe shtetet serbe. Pra, himni ““Božje pravde”” u krijua në një model të pastër etnik. Prandaj është logjike që këtë himn të mos e ndiejnë joserbët, por jo edhe shumë serbë përparimtarë – tha Kamberi në seancën e Kuvendit të martën.

Ndryshimet në Ligjin për bazat e sistemit arsimor janë në agjendën e Kuvendit këtë javë, duke përfshirë futjen e intonimit të detyrueshëm të himnit në shkolla.

Kamberi vlerësoi se pushteti shtetëror deri më tani ka dështuar t’u sigurojë qytetarëve të Republikës së Serbisë ekonomi, prosperitet, drejtësi, shëndetësi, arsim, të drejta, perspektivë andaj për këtë ai flet për “botën serbe”, për krenarinë dhe për dinjitetin e popullit serb dhe për lavdinë e tij historike.

– Po fshiheni pas nacionalizmit në emër të patriotizmit. Është më e lehtë për ju të indoktrinoni nxënësit me nacionalizmin tuaj sesa të realizoni ëndrrat e tyre për arsim cilësor dhe perspektivë jete. Një gjë është e sigurt, çdo vit do të ketë gjithnjë e më pak nxënës që do ta këndojnë himnin, jo vetëm se nuk e ndjejnë, por edhe se çdo ditë e më shumë po largohen nga Serbia – thotë Kamberi.

Ai shtoi se kjo është një politikë që mbron “asimilimin e joserbëve në një Serbi mono-etnike dhe mosintegrimin e serbëve në vendet e tjera joetnike”.

Në vend që të nisin një iniciativë për të përshtatur himnin e Jova Gjorgjeviqit, të shkruar në 1872, me Republikën moderne dhe për ta bërë atë të pranueshëm për numrin më të madh të qytetarëve dhe subjekteve, shtoi ai, nxënësit tani janë të detyruar ligjërisht për një himn kaq përjashtues.

Në fund ai tha se “ne nuk kemi nxënës për “Božje pravde”, e akoma më pak shqiptarë për këtë”.

Ju bëj thirrje që të votoni kundër ligjit. Për shkak të nxënësve. Për shkak të demokracisë. Për shkak të nevojës për modernitet. Shpëtoni nxënësit nga himnet. Shpëtoni shkollat nga nacionalizmi. Ofroni arsim cilësor për punësim të denjë. Ky është himni që u duhet”, ka përfunduar Kamberi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *