fbpx

RAGMI MUSTAFA I VETMI LIDER SHQIPTAR I CILI DËNOI DJEGIEN E FLAMURIT SERB NË TIRANË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 21 dhjetor 2021. – Nga përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në jug të Serbisë ishte vetëm kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, që ka dënuar djegien e flamurit shtetëror të Serbisë mbrëmë në Tiranë.

Duke postuar në Facebook një fotografi të flamurit serb në flakë, Mustafa ka shkruar se “veprime të tilla janë të papranueshme, pavarësisht frustrimeve për shkak të politikave shtetërore në rajon”.

Djegia e flamurit serb u bë mbrëmjen e së hënës në kryeqytetin e Shqipërisë, në protestën kundër nismës “Ballkani i Hapur” dhe arritjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në samit.

Mirëpo, Mustafa shtoi se “shqiptarët e Luginës së Preshevës çdo ditë përballen me këtë qasje, e cila gjithashtu është e dënueshme”.

“Ne jemi i vetmi komunitet në Ballkan që me ligj e kemi të ndaluar të përdorim flamurin kombëtar”, tha Mustafa.

Kryetari i Komunës së Bujanocit dhe lideri i Partisë Demokratike, Nagip Arifi, nuk ka komentuar për këtë temë, por as për çështjen e shefit të grupit të këshilltarëve të tij të partisë së tij në Kuvendin lokal, Jetmir Memeti, i cili ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në protestën e organizuar në Tiranë.

Ndaj pamjes së flamurit serb në flakë mbeti i heshtur edhe Deputeti popullor nga Bujanoci dhe lider i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, i cili në Kuvend dhe në rrjetet sociale nuk e lëshon asnjë rast për të folur për vlerat evropiane, demokracinë, ballafaqimin me të kaluarën, përgjegjësinë, të drejtat e njeriut dhe për shumëçka tjetër.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *