fbpx

COVID – 19: RASTE TË REJA NË BUJANOC DHE NË VRANJË

 

Bujanoc, 23 dhjetor 2021. – Në 24 orët e fundit, në komunën e Bujanocit është regjistruar një rast me Covid – 19.
Që nga fillimi i javës, janë tre persona nga Bujanoci që kanë rezultuar pozitivë, ndërsa në dhjetor janë sëmurë gjithësej 42 persona.
Raste të reja me Covid – 19 janë raportuar vetëm në Bujanoc dhe Vranjë.
Nga gjithsej 319 të testuar nga territori i Qarkut të Pçinjës, 17 janë pozitivë, nga të cilët 16 janë nga Vranja.
“Në komunat tjera nuk ka pasur raste të reja të infektimit me Covid – 19”, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik në Vranjë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.