PAS PUBLIKIMIT NË BUJANOVAÇKE, VENDOSEN PLLAKA TË REJA TE PARKU

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 23 dhjetor 2021. – Në më pak se 24 orë nga publikimi i portalit tonë për pllakat e plasaritura në trasenë e re afër Entit parashkollor në Bujanoc, autoritetet kanë reaguar dhe pllakat janë zëvendësuar me të tjera.

Sipas pamjeve që duken në foton e shkrepur në ora 14.00, gati se kanë përfunduar punimet në shtegun e parkut të qytetit që lidh rrugët e rikonstruktuara së fundmi Vëllezërit Stoshiq dhe Vuk Karaxiq,.
Sipas banorëve që jetojnë në këtë pjesë të qytetit, pllakat e dëmtuara në trotuaret përgjatë rrugëve të rindërtuara janë zëvendësuar.
Të mërkurën në faqen e portalit në Facebook kemi publikuar një video, ku shihet se më shumë se gjysma e pllakave të reja janë çarë vetëm dhjetë ditë pas përfundimit të punimeve.
Bujanovaçke fton lexuesit që të vazhdojnë të raportojnë për çdo problem që hasin ndërkaq ne do të vazhdojmë të jemi në shërbim të qytetarëve.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *