BUXHETI I KOMUNËS SË BUJANOCIT 2 MILIARDË DINARË, NESËR PËR SHQYRTIM NË KËSHILLIN KOMUNAL

Shkruan: N. Stvanoviq

Bujanoc, 24 dhjetor 2021. – Buxheti i planifikuar i komunës së Bujanocit për vitin 2022 është dy herë më i madh se ai i këtij viti dhe është pak më shumë se 2 miliardë dinarë, mësonë Bujanovaçke.
Në seancën e caktuar nga pushteti lokal për të shtunën (25 dhjetor), anëtarët e Këshillit komunal do të diskutojnë propozimin e buxhetit të ri.
Rritja e arkës komunale prej gati një miliard dinarë është meritore Zyra republikane për menaxhimin e investimeve publike, përmes së cilës vijnë mjete për renovimin e disa shkollave në komunë.
Tani për tani bëhet e ditur se gjimnazi “Shën Sava” do të rikonstruktohet tërësisht vitin e ardhshëm, ndërsa renovimi i Shkollës Fillore “Branko Radiçeviq” tashmë duhet të kishte filluar.
Krahas buxhetit pritet që në agjendën e Këshillit komunal të jenë edhe programet e punës së enteve dhe kompanive publike.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *