fbpx

KËSHILLTARËT SERB I KTHEHEN KUVENDIT PËR SHKAK TË BUXHETIT DISKRIMINUES

 

Bujanoc, 24 dhjetor 2021. (Foto nga arkivi) – Të 13 këshilltarët serbë do të kthehen në Kuvendin e Bujanocit kur të votohet buxheti për vitin e ardhshëm, në seancën e fundit të këtij viti, mëson Bujanovaçke.
– Arsyeja e pjesëmarrjes në seancë është buxheti i planifikuar diskriminues, i cili për komunitetin serb parashihet vetëm 8 për qind nga totali i mjeteve të paraparapër për vitin 2022 – i tha Bujanovaçkes kryetari i njërës nga partitë serbe.
Vendimi për t’u rikthyer në parlamentin lokal, i cili është bojkotuar që nga zgjedhjet e 2021, për shkak të formimit të një “shumicë mbarëshqiptare”, është marrë bashkërisht nga përfaqësuesit e të dy grupeve serbe të përfsaqësuara nga SNS dhe SPS.
Javën e ardhshme do të mbahet seanca e parlamentit lokal, ku në rend dite do të jetë buxheti për vitin 2022.




Leave a Reply

Your email address will not be published.