fbpx

ARIFI KËRCËNON MEDIAT: ASKUJT NUK IA FALI KUR BËHET FJALË PËR FAMILJEN

 

Bujanoc, 25 dhjetor 2021. Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka paralajmëruar mediat “të mos i publikojnë më fotografitë e tij familjare”, sepse, siç tha ai, “rastet e tilla do të përfundojnë në gjykatë”.
Arifi ka dërguar “paralajmërimin e fundit” për media në seancën e Këshillit komunal për Buxhetin e vitit 2022, e cila po mbahet aktualisht (e shtunë, 25 dhjetor) dhe të cilën po e përcjell gazetari i Bujanovaçkes.
– Për herë të fundit ju paralajmëroj të mos merreni me familjen time. Nuk e fali askënd kur bëhet fjalë për familjen. Kjo është një gjë e shenjtë për mua, tha Arifi.
Ndonëse nuk ka treguar se cilat mediave i referohet paralajmërimi i tij, Bujanovaçke i kujton presidentit se si zyrtar është i ekspozuar ndaj vëmendjes së publikut më shumë se qytetarët e tjerë, gjë që është rregulluar me Ligjin për Informim Publik.
Bujanovaçke paraprakisht ka shkruar për faktin se kompania që ka bërë dekorimin në një festë familjare të kryetarit, ka marrë detyrën për dekorimin e sheshit në Bujanoc për natën e ndërrimit të viteve.
Me atë rast kemi publikuar fotografinë e Arifit (jo të familjes së tij) të postuar në Instagram nga kompania e përmendur. Gjithashtu, deri më tani nuk jemi marrë me jetën private të asnjë personazhi publik në asnjë tekst, madje as me atë të kryetarit.
Në vend të kërcënimeve, Arifi do të ishte mirë ta shlyejë borxhin që Komuna e Bujanocit ia ka portalit tonë me kontratën e vitit 2020, në mënyrë që të ndalet procesi gjyqësor dhe në këtë mënyrë të kursehen para për të gjithë qytetarët e Bujanocit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *