Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc 27 dhjetor 2021. – Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i pakënaqur me mënyrën se si raportojmë, ka bërë të ditur se portalit Bujanovaçke do t’i ndalohet ppërcjellja e seancave të Këshillit komunal.
“Bujanovaçke vazhdojnë të shkruajnë për mua, nuk do të lejohen më të ndjekin seancat e Këshillit komunal”, ka thënë kryetari i komunës të shtunën në seancën e këtij organi, gjatë diskutimit për buxhetin për vitin 2022.
Një sulm i ri në portalin tonë pasoi publikimin e tekstit për kërcënimet e Arifit ndaj mediave, të cilin e publikuam gjatë seancës.
Paralajmërimi i Arifit për ndalimin e Bujanovaçkes mund të dëgjohet dhe shihet në regjistrimin e televizionit Aldi, i cili përcjell punën e Këshillit komunal.
Bujanovaçke për këtë rast do të informojë shoqatat e mediave, por dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare.