fbpx

BILANCI COVID – 19: NGA FILLIMI I EPIDEMISË NË BUJANOC JANË REGJISTRUAR 2.594 RASTE

 

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc 28 dhjetor 2021. – Që nga fillimi i epidemisë në territorin e komunës së Bujanocit, janë regjistruar 2594 persona të prekur me Covid-19.

Në ambulancën Kovid të Bujanocit gjatë muajit dhjetor janë kryer 1989 ekzaminime, prej të cilave janë konfirmuar 41 raste të infektimit me COVID, që krahasuar me muajin nëntor, kur janë kryer 2350 ekzaminime dhe janë regjistruar 141 raste të reja, tregon për përmirësim të gjendjes epidemiologjike.

Sipas Dr. Daliborka Pavloviq, drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, dhjetori është muaj me një numër shumë më të vogël të ekzaminimeve me Covid dhe pacientëve të rinj në krahasim me muajt e kaluar, por është ende herët për t’u relaksuar.

“Edhe pse jemi në një periudhë më të qëndrueshme epidemiologjike, jemi larg një situate normale”, tha drejtoresha.

Aijo shton se qarkullimi i virusit dhe prania e tij në popullatë është evidente, pavarësisht rënies së numrit të ekzaminimeve dhe infeksioneve të reja.

– Duke marrë parasysh ardhjen e njerëzve nga jashtë për festat e fundvitit, pasojat do t’i shohim vetëm në janar, kështu që definitivisht nuk ka vend për relaksim – thekson Dr. Pavloviq.

Kujtojmë se gjatë muajit tetor në Ambulancën Kovid janë kryer 3375 ekzaminime, ndërsa me rezultat pozitiv janë regjistruar gjithsej 258 persona.

Shtatori është muaji kur u thyen të gjitha rekordet që nga fillimi i pandemisë së Kovid-19 dhe kur numri i përgjithshëm i ekzaminimeve ishte 3621, ndërsa 322 pacientë ishin të infektuar me virusin COVID-19.

Siç ka raportuar portali ynë më herët gjatë ditës së sotme, Bujanoci për të pestën ditë është pa asnjë rast pozitiv.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *