fbpx

NË VITIN TJETËR, 158 MILIONË DINARË PËR PAGAT E PUNONJËSVE TË KOMUNËS

 

Bujanoc 28 dhjetor 2021. – Mbi 320 milionë dinarë vitin e ardhshëm do të shpenzohen vetëm për pagat e punëtorëve në Komunën e Bujanocit dhe në entet publike.

Rreth 30 për qind e buxhetit real të komunës shpenzohet për pagat e punëtorëve në kohë të pacaktuar dhe atyre të punësuar për një periudhë të caktuar kohore.

Përkatësisht, buxheti është projektuar në shumën rekorde prej 2,01 miliardë dinarë, mirëpo aty janë paraqitur edhe fondet për renovimin e shkollave, në shumë prej më shumë se 900 milionë, dinarë, ndërsa këto fonde do të ndahen nga vetë financuesi – Zyra Republikane për Menaxhimin e Investimeve Publike.

Rekordi absolut në shpenzime është paraparë për pagat e Administratës komunale, me 157,8 milionë dinarë, pa llogaritur 20 milionë për shërbimet me kontratë, ku përfshihen punëtorët e angazhuar në “punë të përkohshme dhe të kohëpaskohëshme”.

Në vend të dytë sa i përket shpenzimeve për pagat e punëtorëve është Enti parashkollor “Gëzimi ynë” me 96.5 milionë dinarë.

Shtëpia e Kulturës, Biblioteka dhe Qendra Kulturore – Sportive “Rinia”, për pagat neto të punëtorëve do të shpenzojnë nga 13,5 deri në 14,1 milionë dinarë.

Buxhetin më të vogël për këtë qëllim në mesin e enteve publike e ka Organizata Turistike Bujanoc, për të cilën janë ndarë 5.9 milionë dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *