fbpx

GREVË PARALAJMËRUESE NË EP “GËZIMI YNË” , PRINDËRIT TË MOS I SJELLIN FËMIJËT TË PREMTEN

Bujanoc, 30 dhjetor 2021 (foto nga arkivi) – Punonjësit e EP “Gëzimi ynë” nga nesër do të hyjnë në grevë paralajmëruese dhe nuk do të pranojnë fëmijët, ka konfirmuar për Bujanovaçke, Suzana Llazareviq nga Sindikata “Nezavisnost”.

Arsyeja e ndërprerjes së punës është se punëtorët në këtë ent sivjet nuk kanë marrë ndihmë solidare nga komuna, e cila është paguar të mërkurën për të gjithë punëtorët në entet që janë shfrytëzues buxhetor.

– Vetëm neve nuk na është paguar ndihma solidare, edhe pse deri më tani nuk jemi anashkaluar. Të mërkurën është paguar ndihma për të gjithë punëtorët në entet që janë shfrytëzues buxhetor, si dhe në Administratën komunale. Për këtë arsye të gjithë punonjësit në Entin tonë vendosën që të premten të hyjnë në grevë paralajmëruese dhe të mos pranojnë fëmijët, thotë Suzana Llazareviq.

Ajo shton se greva nuk ka prapavijë politike, dhe se kanë të drejtën e ndihmës solidare sipas Kontratës kolektive, meqë edhe ky ent financohet pjesërisht nga buxheti lokal.

Në varësi të koeficientit dhe përgatitjes shkollore, ndihma solidare është paguar në shumë prej 24.000 – 30.000 dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.