Bujanoc, 30 dhjetor 2021. – Në repartet e Mjekësisë së Përgjithshme dhe Pediatrisë, si dhe në klinikën për Kovid, më 1 dhe 2 janar Shtëpia e shëndetit në Bujanoc do të punojë me dy mjekë në turnin e para ditës dhe me një mjek pasdite, i thanë për Bujanovaçkes në këtë ent.
Sipas rekomandimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë fundjavës së ardhshme, Shtëpia e shëndetit dhe Ambulanca për Kovid do të jenë të hapura deri në orën 18:00.
Në pikën e vaksinimit në Fakultetin Ekonomik në Bujanoc, nuk do të ketë vaksinim gjatë fundjavës, më 1 dhe 2 janar, si dhe për Krishtlindje (7 janar).
Në ditët e tjera pika e vaksinimit do të funksionojë sipas regjimit të zakonshëm, çdo ditë pune nga ora 8.00 deri në 20.00, të shtunave nga ora 8.00 deri në 16.00 dhe të dielave nga ora 8.00 deri në 13.00 pasdite.
Kujtojmë se që nga fillimi i imunizimit kundër Covid 19 janë dhënë 34.624 doza të vaksinave, ndërsa të dyja dozat e vaksinës i kanë marrë gjithsej 15.341 qytetarë.