fbpx

ENTI PARASHKOLLOR NË GREVË PËR SHKAK TË NDIHMËS SOLIDARE

Bujanoc 31 dhjetor 2021. – Që nga sot shumica e punonjësve në Entin parashkollor “Gëzimi ynë” janë në grevë për shkak se nuk iu është paguar ndihma solidare, që këtë javë e kanë marrë vetëm punonjësit e Administratës komunale.

Sipas Sindikatës “Nezavisnost”, sot në mëngjes nuk kanë pritur fëmijë dhe janë në pritje të ftesës për bisedë nga drejtuesit e komunës.

“Falënderojmë edhe prindërit që kontribuan në protestën tonë dhe nuk i sollën fëmijët apo që u kthyen kur u shpjeguam se nuk pranojmë fëmijë”, thonë nga kjo sindikatë.

Me rastin e grevës në këtë ent, Bujanovaçke tashmë e ka publikuar edhe deklaratën Organizatës sindikale e Administratës komunale.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *