NXËNËSIT E SHF “BRANKO RADIÇEVIQ TRANSFEROHEN NË SHKOLLËN “SEZAI SUROI”

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc 31 dhjetor 2021. – Nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri në përfundimin e rikonstruksionit të objektit, për nxënësit nga klasa e pestë deri në klasën e tetë të Shkollës fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanocit mësimi do të zhvillohet në shkollën e mesme “Sezai Suroi”, ka konfirmuar pë portalin tonë, drejtori Nenad Tasiq.

Klasa e parë dhe e dytë do të shfrytëzojnë ambientet për parashkollorët në oborrin e shkollës, kurse klasa e tretë dhe e katërt do të kalojnë në shkollën e mesme “Shën Sava”

Nxënësit e klasave të larta të kësaj shkolle do t’i shfrytëzojë mësojtoret në “Sezai Suroi” – ku mësimi mbahet në gjuhën shqipe, nga ora 15:30 deri në 19:15, ndërsa orët e mësimit për këta nxënës do të shkurtohen në 30 minuta.

Sipas Tasiqit, është organizuar që nxënësit nga fshatrat përreth të transportohen deri në shkollë, ndërsa fëmijët nga Bujanoci do të tubohen me mësuesit e klasës apo mësuesit kujdestar në sheshin e qytetit, prej nga do të shkojnë të gjithë së bashku në shkollë.

Fillimisht ishte paraparë që shkolla fillore “Branko Radiçeviq” të rinovohej pjesërisht, në mënyrë që mësimi të zhvillohej në një pjesë të shkollës dhe të punohej në një tjetër, por për shkak të vëllimit të punimeve kjo ide u braktis, kështu që dislokimi i nxënësve dhe mësimdhënëssve u bë i domosdoshëm, gjë për të cilën Bujanovaçke tashmë kanë shkruar.

-Gjithçka u ra dakord në një atmosferë jashtëzakonisht konstruktive. Mund të ketë disa ndryshime të vogla deri në fillim të gjysmës së dytë të vitit, por ne kemi një marrëveshje kornizë. Falenderoj prindërit që e kuptuan situatën në të cilën u gjendëm për shkak të rikonstruksionit të shkollës. Veçanërisht dua të falënderoj kolegët e mi, drejtorët e shkollave “Sezai Suroi” (Zejni Fejzulahu) dhe “Sveti Sava” (Biserka Joviq) – thotë Tasiq.

Për nxënësit e klasës së parë dhe të dytë, orët do të shkurtohen në 30 minuta, por do të kenë një qëndrim të zgjatur.
Klasa e tretë dhe e katërt do të kenë orë 45 minuta në shkollën “Shën Sava” dhe do të punohet në turne.

Tasiq shtoi se punimet intensive për rindërtimin e shkollës do të fillojnë brenda disa ditësh.
Gjysmëvjetori i dytë fillon më 24 janar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *