Bujanoc, 5. Janar 2022. – Sipas raportit të fundit të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, në komunën e Bujanocit nuk ka asnjë të prekur nga 56 rastet e reja me Covid – 19 në rrethin e Pçinjës.
Bujanoci është i vetmi vend në këtë Qark ku në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me Covid – 19.
Që nga fillimi i vitit janë konfirmuar dy raste të reja pozitive.
Sipas të dhënave të fundit dje në nivel qarku janë testuar 543 persona.
Më së shumti raste pozitive u shënuan në Vranjë – 39, pasuar nga Surdulica me 7, Vlladiçin Hani 5, Bosilegradi 4 dhe Presheva me një të sapoinfektuar.
13 pacientë janë shtruar në spitalet Kovid të QSH Vranjë.
Të gjithë janë pozitivë për koronavirus dhe pneumoni, ndërsa janë 10 pacientë me oksigjen.
Në 24 orët e fundit një pacient u shtrua për trajtim spitalor.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…