PSE TË RINJËT PO IKIN NGA BUJANOCI: KËTU EDHE DITA ËSHTË NATË

Bujanoc, 5 janar 2021. (Foto ilustrim) – Papunësia dhe mungesa e vendeve të punës është shkaku kryesor i emigrimit të të rinjve nga Buajnoci, sipas shumicës prej rreth 150 pjesëmarrësve në anketën e portalit tonë, të cilët janë përgjigjur në pyetjet rreth emigrimit të të rinjve.
“Pa punë, nuk ka të ardhura”, “Këtu është natë edhe kur është ditë”, “Kushtet më të mira në veri se në jug të vendit” janë vetëm disa nga përgjigjet e lexuesve që fajësojnë situatën e keqe ekonomike, punësimin partiak dhe qeverisjen diskriminuese në komunë për largimin e të rinjve..

Në anketën e Bujanovaçkes kanë marrë pjesë afro 150 lexues, shumica prej tyre nga Bujanoci dhe rrethina, prej të cilëve 38.6 për qind e të anketuarëve janë femra.

Pothuajse 25 për qind e të anketuarve u larguan nga Bujanoci dhe e kërkuan lumturinë e tyre ose në vendet evropiane ose në qytetet më të mëdha të Serbisë, dhe se shumica e tyre do të ktheheshin në qytetin e tyre nëse do të kishin “kushte normale të jetesës dhe të ardhura të mira”.

Disa prej të anketuar thonë se “nuk do të ktheheshin kurrë ” dhe “në asnjë rrethanë”.

Pjesëmarrësit e anketës që jetojnë në komunën e Bujanocit, 75,6 për qind e tyre shpresojnë në një perspektivë më të mirë, hapje fabrikash, investime, “një kthesë të plotë në politikë, ekonomi, kulturë”, por edhe “marrëdhënie më të mira ndërnjerëzore”.

Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, 44,5 për qind janë të punësuar, ndërsa 55,4 për qind e pjesëmarrësve në anketë janë pa punë dhe shpresojnë se “diçka do të ndryshojë”.

Pyetjes “A po mendoni të largoheni nga Bujanoci” negativisht i është përgjigjur 21 për qind e pjesëmarrësve, ndërsa gati 80 për qind e të anketuarve mendojnë të largohen.

Edhe lexuesit kanë sugjerimet e tyre sesi mund të zgjidhet problemi i emigrimit të të rinjve, ndaj zgjidhjet dominuese janë “hapja e fabrikave”, “vende të reja pune”, “ndalimi i punësimeve partiake” .

“Që të rinjtë të kenë ku të punojnë. Gjithnjë e më shumë ka prej tyre që mbarojnë fakultetin dhe nuk kanë punë”, thuhet në një nga komentet.

“Që komuna të kujdeset për të rinjtë dhe t’u japë mundësi punësimi në profesion në bazë të kompetencave të tyre, e jo mbi baza familjare apo çfarëdo lidhjesh tjera”, thekson në përgjigjen e tij një lexues i Bujanovaçkes.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *