KËSHILLTARI I VJOSA OSMANIT: SHTETËSIA E KOSOVËS PËR SHQIPTARËT E BUJANOCIT, PRESHEVËS DHE MEDVEGJËS

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc 6 janar 2022. (Foto: epa– Valdrin – Xhemaj) – Në fund të vitit, qeveria në Prishtinë miratoi një projekt-dokument që do t’u mundësojë shtetësinë kosovare qytetarëve të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, të cilët kanë jetuar në Kosovë të paktën pesë vjet që nga viti 1999, deklaroi publikimin e tij në Facebook Artan Murati, këshilltar politik i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

“Drafti përfshin propozimet e kabinetit të Presidententes të cilat u mundësojnë shqiptarëve nga Medvegja, Presheva dhe Bujanoci të marrin nënshtetësinë e Republikës së Kosovës. Më saktësisht, të gjithë qytetarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci të cilët që prej 12 qershorit 1999 deri më 31.12.2021kanë qenë në në Republikën e Kosovës së paku pesë vjet, ndërsa përsa i përket kritereve procedurale kjo çështje do të rregullohet me akte nënligjore të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha Murati.

Murati bëri të ditur të mërkurën se drafti, nga i cili do të dalë Ligji për Shtetësinë, është miratuar më 29 dhjetor 2021, por pak orë më vonë njoftimi është zhdukur nga profili i tij.

Njoftimi është transmetuar nga portalet në gjuhën shqipe, ndërsa lajmin në Facebook e ka shpërndarë kryetari i Këshillit kombëtar në Bujanoc, Ragmi Mustafa.

Sipas Muratit, hapi tjetër është hartimi i një ligji dhe miratimi i tij në Kuvend.

“Shqiptarët e luginës nuk do të injorohen kurrë. Koordinimi institucional është në nivelin më të lartë dhe kjo do të sjellë rezultate pozitive. Hapi i radhës është hartimi i ligjit dhe miratimi i tij në Kuvend”, përfundoi ai.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *