PËR SHPALOSJEN E FLAMURIT TË SHQIPËRISË “ALTERNATIVA” GJOBITET ME 100.000,00 DINARË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc 10 janar 2022. (Foto nga Facebook) – Për shkak të shpalosjes së flamurit të Shqipërisë në selinë e saj Alternativa për ndryshim u gjobit me 100 mijë dinarë, ndërsa kryetari i saj Shqiprim Arifi do të paguajë gjobë prej 10 mijë dinarë.

Kryetari i Këshillit lokal të Alternativës në Bujanocit, Arbër Pajaziti, më 27 nëntor 2020, në prag të festës kombëtare të shqiptarëve – Ditës së Flamurit, e ka ngritur flamurin shqiptar në rrugën “e Kosovës” në Bujanoc.

Kështu, siç thuhet në aktgjykimin e Gjykatës për Kundërvajtje të datës 21 dhjetor 2021, është shkelur Ligji për pamjen dhe përdorimin, e flamurit dhe himnit të Republikës së Serbisë (neni 41).

“Nuk ka asnjë dënim që mund të na pengojë të respektojmë flamurin tonë kombëtar dhe nuk ka asnjë forcë që do të na pengojë ta duam atë”, tha Pajaziti me rastin e aktgjykimit.

Ai shtoi se “flamuri kuqezi është krenaria e çdo shqiptari në botë”.

Për këtë shkelje si person përgjegjës është dënuar kryetari i partisë selia e së cilës është në Preshevë, Shqiprim Arifi.

Kallëzime të tilla, për ngritjen e flamurit shqiptar, janë iniciuar edhe në disa raste të tjera kundër kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa,.

Siç i tha më herët për Bujanovaçke, procedurat kundër tij ende nuk kanë përfunduar.

Për të njëjtën kundërvajtje ishte mbajtë përgjegjës edhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *