Bujanoc 11 janar 2022. (Foto: Jellena Popoviq) – Në platformën online të Departamentit Amerikan të Shtetit, Bujanovaçke është shënuar si një nga simbolet evropiane të gazetarisë së pavarur në komunitetin lokal.
-Disa gazetarë në komunitetet më të vogla në Evropë po informojnë lexuesit dhe po ndërtojnë një traditë të gazetarisë së pavarur – thuhet në tekstin kushtuar portalit tonë të publikuar të martën në platformën ShareAmerica.
ShareAmerica është platforma e Departamentit të Shtetit për promovimin e politikës së jashtme të SHBA-së në mbarë botën.
ShareAmerica shkruan për themeluesin dhe kryeredaktorin e Bujanovaçkes, Nikolla Laziq, se në vendlindjen e tij në Bujanoc, në një komunitet multietnik dhe shumëgjuhësh, ka krijuar një media që merret me lajmet lokale.
– Unë besoj në gazetarinë për interesin publik, për interesin e qytetarëve – citohet deklarata e Llaziqit.
Bujanovaçke ka marrë mbështetje nga projekti i USAID-it – Forcimi i sistemeve mediale në Serbi, i cili i ndihmon mediat dhe si rrjedhojë, lexueshmëria e portalit është rritur për 30 për qind.
-USAID gjithashtu ndihmoi portalin të lansojë versionin në gjuhën shqipe. Pas shfaqjes së versionit shqip, lexueshmëria pothuajse u trefishua për një javë – thuhet në tekst.
Ata theksuan se derisa Shtetet e Bashkuara ofrojnë trajnime dhe ndihmë të tjera përmes projekteve, Bujanovaçke mbetet plotësisht i pavarur në politikën redaktuese.
– Pasja e një shtëpie mediatike dygjuhëshe në këtë komunë në Serbi është një nga mënyrat për të rindërtuar komunitetin duke përdorur këtë portalnga qytetarë me prejardhje të ndryshme – përfundon teksti.
ShareAmerica.gov raporton se publikon storie dhe imazhe mbi tema të rëndësishme si liria fetare, sundimi i ligjit, prosperiteti ekonomik, dinjiteti njerëzor dhe sovraniteti.