BURSA TURKE PËR TË RINJËT NGA BUJANOC

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc 12 janar 2022. – Turqia ofron bursa për të rinjtë nga Bujanoci që duan të studiojnë në universitetet e këtij shteti, ndërsa Shoqata kulturore “Dituria” do të ofrojë ndihmë për aplikim.

Siç i tha Bujanovaçkes Blerim Isenit nga kjo shoqatë, në dispozicion janë bursat për studime universitare, master dhe doktoraturë.

Bursa mbulon shkollimin, akomodimin, pagën mujore, sigurimin shëndetësor, kursin e gjuhës turke dhe një biletë avioni vajtje-ardhje.

– Ne do të ndihmojmë të gjithë ata që duan të aplikojnë, këtë e bëjmë që nga viti 2015. Natyrisht se ata që kanë sukses të shkëlqyeshëm nga shkolla e mesme dhe studimet universitare do të kenë gjasa më të mira për të marrë bursë nga Turqia – thotë Iseni.

Aplikimi bëhet përmes faqes zyrtare të programit të bursave turke https://tbbs.turkiieburslari.gov.tr/ ndërkaq mund të bëhet deri më 20 shkurt të këtij viti.

Siç tha Iseni, e gjithë ndihma që Shoqata “Dituria” ofron për të interesuarit është falas.

Kontakti me përgjegjësit e kësaj Shoqate është i mundur përmes emailit dituria.bujanoc@gmail.com.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *