JA SE KUSH MUNDET TË APLIKOJ PËR 100 EURO

Bujanoc 13 janar 2022. – Sot hyn në fuqi ligji që rregullon ndihmën financiare prej 100 eurosh për të rinjtë, kështu që të drejtën për këtë ndihmë e kanë ata që më 13 janar mbushin 16 vjeç, ndërsa ata që mbushin 30 vjeç nuk e gëzojnë këtë të mundësi.

“Përfituesi i ndihmës financiare është personi fizik nga mosha 16 deri në 29 vjeç, në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji”, thuhet në ligjin e publikuar në Gazetën zyrtare të publikuar të mërkurën (12 janar), i cili ka hyrë në fuqi sot.

Kjo do të thotë se ata që mbushin 30 vjeç më 13 janar të këtij viti nuk do të mund të aplikojnë për 100 euro ndihmë shtetërore.

Ata që mbushin 30-vjetorin vetëm një ditë më vonë, më 14 janar, e kanë të drejtën e kësaj shume, meqë 29 vjet i kanë mbushur në ditën e hyrjes në fuqi të ligjit, shkruan H1.

Kushti për të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të aplikojnë për këtë ndihmë është që të jenë shtetas të Republikës së Serbisë dhe të kenë letërnjoftim të vlefshëm.

Regjistrimi automatik vlenë për të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç që janë përfitues të ndihmës sociale financiare, si dhe për ata që vuajnë dënimin me burg.

Aplikimi do të bëhet përmes portalit të Administratës së Thesarit nga data 15 deri më 30 janar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *