GOLFI ME TARGA BU LËNDOI BARIUN DHE VRAU 17 DELE

Bujanoc 14 janar 2022. – Një bari është lënduar rëndë në një aksident trafiku në afërsi të fshatit PavlLovc, i cili ka ndodhur kur vetura “golf” me targa të Bujanocit ka përplasur një tufë delesh në rrugën e vjetër Bujanoc-Vranjë. Nga aksidenti janë vrarë 17 dele dhe dy qenë.

Shoferi i “Golfit” ka qenë duke lëvizur nga drejtimi i Vranjës në drejtim të Bujanocit të enjten vonë pasdite kur ka hasur në një tufë në rrugën kryesore, transmeton Nova rs.

Nga forca e goditjes janë vrarë 17 dele, si dhe dy qen, ndërsa sipas dëshmitarëve, kafshët e ngordhura kanë qenë të shtrira në rrugë me diametër prej disa dhjetëra metrash.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i makinës, ndërsa shkaku i aksidentit do të bëhet i ditur pas hetimeve.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *