Bujanoc 14 janar 2022. – Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të përfundojë sa më shpejt me një zgjidhje të pranueshme për të gjithë, “e cila do të garantojë që Kosova dhe Serbia të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
– Thelbi është se këto dy vende duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe nëse duan të anëtarësohen, duhet të ndjekin rrugën e parimeve dhe vlerave evropiane, por jo të vënë në dyshim parimet dhe vlerat, siç ishte ideja e papranueshme e ndryshimit të kufijve – tha Meta në Shkup, transmeton portali i Prishtinës KosovaPress.
Ai vlerësoi se nisma “Ballkani i Hapur” është i paqartë, dhe se deri më tani ka dhënë vetëm debate dhe se pas tri herë ndryshimit të emrit, i vetmi element pozitiv është definomi i tij si “i hapur”.
– Mjafton të përmendim një fakt, ndalesën nga Serbia për hyrjen e sportistëve nga Kosova, për të mos përmendur elementë të tjerë që i hasim çdo ditë dhe që nuk kontribuojnë në rritjen e besimit dhe konsolidimin e bashkëpunimit rajonal. Nuk mund ta fsheh shqetësimin tim për pozicionin e Kosovës dhe përpjekjet e “Ballkanit të Hapur” për ta margjinalizuar atë pozicion. Në të njëjtën kohë kemi Procesin e Berlinit, i cili është gjithëpërfshirës dhe ka dhënë rezultate konkrete, sepse ai proces shoqërohet me garanci dhe mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, i cili ka vendosur mekanizma zbatues dhe monitorues”, tha Meta.
Ai shtoi se Evropa duhet të ketë një qasje më serioze ndaj Ballkanit Perëndimor dhe të përmbushë premtimet e saj.
– Hapja sa më shpejt e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën do të sillte kontribute konkrete dhe shumë pozitive në konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, si dhe prosperitetit të qytetarëve tanë. – tha Meta.