fbpx

NË BUJANOC 9 RASTE TË REJA ME COVID – 19, NË MESIN TË PREKURVE EDHE FËMIJË

Bujanoc 14 janar 2022. – Në 24 orët e fundit Covid – 19 është konfirmuar te 9 persona nga Bujanoci, ndërsa në mesin e të infektuarve janë edhe dy fëmijë, iu tha portalit tonë në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.

Vetëm që nga fillimi i javës, me virusin Covid – 19 janë prekur 43 banorë të komunës sonë, ndërsa numri i të prekurve gjatë janarit është rritur në 61 raste.

Të enjten në ambulancën Kovid janë kryer 129 kontrolle – nëntë fëmijë dhe 120 të rritur, ndërsa numri i përgjithshëm i ekzaminimeve që nga fillimi i muajit është 1266.

Nga 639 të testuar në rrethin e Pçinjës, janë konfirmuar 236 të infektuar me Covid – 19.

Nga ky numër, më së shumti pacientë të rinj janë regjistruar në Vranjë-156, pasuar nga Surdulica me 28, Vlladiçin Hani me 25, Presheva me 9, Tërgovishta me 5 dhe Bosilegradi me dy raste pozitive.

Në spitalin Kovid në QSh Vranjë janë duke u trajtuar 12 pacientë.

Të gjithë janë të prekur me Covid – 19 dhe kanë pneumoni, ndërsa 5 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjen.

Në 24 orët e fundit dy pacientë janë shtruar për trajtim spitalor dhe po aq janë liruar për trajtim në shtëpi.




Leave a Reply

Your email address will not be published.