fbpx

KOSTOJA E DEPUTETËVE NGA BUJANOCI

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 15 janar 2022. – Gjatë mandatit të fundit në Kuvendin e Serbisë (2016-2020), deputeti i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) nga Bujanoci, Nenad Mitroviq, ka arkëtuar 8,38 milionë dinarë në emër të pagës, kompensimit parlamentar dhe shpenzimeve të udhëtimit.

Kreu i përparimtarëve të Bujanocit është në vendin e dhjetë në listën e deputetëve me pagesa më të larta për periudhën 2016-2020, të publikuar nga Qendra për Gazetari Hulumtuese e Serbisë (Cins) në bazën e të dhënave të quajtur “Sa është kostoja e një deputeti”.

Pagat neto të Mitroviqit qytetarëve i kushtuan 3,4 milionë dinarë, ndërsa shpenzimet e udhëtimit dhe përdorimin e veturës së tij për udhëtimet në seancat parlamentare 3,6 milionë dinarë shtesë.

Në emër të shtesës parlamentare i janë paguar 1.3 milionë dinarë.

Si deputet, Mitroviq në fakt fitoi dukshëm më shumë, duke pasur parasysh se ai është deputet i kësaj partie në Kuvendin e Serbisë që nga viti 2014.

Stazhi i tij prej deputeti është më i gjatë nëse i shtohet edhe mandati i tij në përbërjen nga viti 2004-2007, ndërsa këtë mandat në Kuvend e kishte fituar duke qenë pjesë e listës së Partisë Radikale Serbe (SRS).

Në listën prej 402 deputetësh është edhe deputeti i Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetar i Klubit parlamentar “Lugina e Bashkuar – PAD Sanxhak” në përb ërjen aktuale nga qershori 2020.

Ai ka qenë deputet edhe në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2016, ku i janë paguar rreth 710 mijë dinarë paga, shpenzime të udhëtimit dhe shtesës së deputetit.

Aleati politik i Kamberit nga Partia për Veprim Demokratik (PDD), Fatmir Hasani, drejtor aktual i Qendrës Kulturore-Sportive “Rinia”, i ka kushtuar Kuvendit 7,64 milionë dinarë në mandatin nga viti 2016 – 2020.

Për pagat e Hasanit janë shpenzuar rreth 3 milionë dinarë, 3,3 milionë për shpenzimet e udhëtimit dhe 1,2 milionë dinarë për kompensimin e deputetit.

Deputetët e Bujanocit kanë arkëtuar gjithsej 16,72 milionë dinarë nga Kuvendi i Serbisë për katër vjet.

CINS ka marrë të dhëna nga Kuvendi Popullor i Republikës së Serbisë përmes Ligjit mbi qasjen e lirë në informatat e rëndësisë publike.




Leave a Reply

Your email address will not be published.