fbpx

BEOGRADI, NISHI DHE NOVI SADI I THANË “JO” REFERENDUMIT

Bujanoc 17 janar 2022. – Në Beograd, Nish dhe Novi Sad, shumica e qytetarëve votuan kundër ndryshimeve kushtetuese në referendumin e së dielës.

Kundër ndryshimit të Kushtetutës kanë qenë 54,8 për qind e beogradasve, ndërsa për ndryshimin e Kushtetutës kanë qenë 44,36 për qind, sipas rezultateve të 99,67 për qind të vendvotimeve të përpunuara, ku 432.920 qytetarë të Beogradit janë deklaruar rreth ndryshimeve kushtetuese, shkruan N1.

Kurse në Nish, shumica e qytetarëve që votuan në referendum u thanë “Jo” ndryshimeve kushtetuese – 53.28 për qind.

45.98 për qind e Nishasve kanë votuar për “po”.

Sipas të dhënave të Komisionit zgjedhor të qytetit, në Nish kanë votuar 26,02 për qind e qytetarëve të regjistruar në listën zgjedhore, përkatësisht nga 231.192 votues të regjistruar kanë votuar 60.161, shkruan “Južne vesti”.

Në Novi Sad ka më shumë persona që kanë votuar “Jo”, rreth 53 për qind, ndërsa për ndryshimin e Kushtetutës kanë votuar 46 për qind.

Sipas të dhënave të Komisionit republikan zgjedhor, në bazë të 98,47 për qind të vendvotimeve të përpunuara, kanë votuar 1,953,711 qytetarë, 59,73 për qind kanë mbështetur ndryshimet kushtetuese në gjyqësor, ndërsa 39,24 për qind kanë qenë kundër.

Kujtojmë se në referendumin e djeshëm të drejtë vote kishin 6.510.323 qytetarë.

Pas ndryshimeve në Ligjin mbi referendumin, vendimi për të merret nëse për të votojnë shumica e qytetarëve që kanë dalë në qendrat e votimit.




Leave a Reply

Your email address will not be published.