fbpx

BUJANOCI BINDSHËM KA VOTUAR “PËR”, DALJA 14,5%

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc 17 janar 2022. – Sipas rezultateve preliminare të Komisionit komunal zgjedhor (KKZ)në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë dolën 14,5 për qind e qytetarëve me të drejtë vote të komunës së Bujanocit. Për “Po” kanë votuar 4830 votues ose 77,43 për qind, ndërsa kundër ndryshimeve kanë votuar 21,21 për qind,.

KKZ-ja ende nuk po i shpall rezultatet sipas vendvotimeve, por është e sigurt se shqiptarët e bojkotuan referendumin.

Sipas fjalëve të kryetarit të KKZ-së, Farush Islami, në fshatin Konçul, në vendvotimin numër 10, ku është monitoruar dalja për nevojat e Komisionit republikan zgjedhor (KRZ), askush nuk ka votuar.

Numri prej 6238 qytetarëve që dolën në referendumin e së dielës, pothuajse përkon me numrin e votave që fituan listat zgjedhore serbe (SNS dhe SPS) në zgjedhjet lokale të vitit 2020.

Siç tha më herët Islami për Bujanovaçke, të drejtën e votës në komunë e kanë pasur 43.185 qytetarë.

Sipas të dhënave të KRZ, në nivel të gjithë vendit, pro ndryshimit të Kushtetutës votuan 61,8 për qind ndërsa për “Jo” u deklaruan 37,6 për qind.

Kanë votuar një e treta e zgjedhësve të regjistruar– 30,6 për qind.




Leave a Reply

Your email address will not be published.