fbpx

GJERMANËT HAPIN FABRIKË NË VRANJË, KËRKOJNË PUNËTORË

 

Bujanoc 20 janar 2022. – Kompania e këpucëve “Haix” nga Gjermania së shpejti, e kjo edhe sipas premtimit të presidentit Aleksandër Vuçiq, në muajin mars do të hapë një fabrikë në Bunushevc afër Vranjës dhe do të ftojë të interesuarit të aplikojnë për punë.

Sipas portalit “Slobodna reč”, janë hapur pozita në dizajnim, përgatitje dhe qepje, ndërkaq HAIX u thotë të interesuarve që të aplikojnë dhe të dërgojnë CV-të e tyre, pavarësisht nëse kanë përvojë pune në këto pozita.

Në disa lokacione të Vranjës u shfaqën bilbord me ftesë për të interesuarit që t’i “bashkohen familjes”, në të cilat është shënuar edhe adresa zyrtare për aplikim dhe emri i kompanisë: “HAIX Oprema d.o.o Bunuševac bb”.

Megjithatë, kompania me atë emër ende nuk është e regjistruar në ASE (Agjensionin e subjekteve ekonomike) dhe nuk ka asnjë version të faqes së kësaj kompanie në serbisht.

Sipas deklaratave të mëparshme të portalit Nova.rs, kompania që duhet të shpëtojë situatën në Vranjë, pas largimit të kompanisë italiane “Geox” dhe largimit nga puna të rreth 1200 punëtorëve, operon në rajonin e Kroacisë. Është një kompani e themeluar në vitet dyzeta, përkatësisht pas Luftës së Dytë Botërore, si një kompani e vogël familjare për prodhimin e këpucëve, me qendër në qytetin bavarez të Meinburgut dhe aktualisht ka rreth 1700 punëtorë.

Fabrikat e tyre kryesore janë në Kroaci, në qytetin “Mala Subotica”, ku punojnë mbi 1200 persona, ndërkaq nga hapja e repartit e deri në arritjen e këtij numri punonjësish kanë kaluar 10 vjet.

Me hapjen e repartit në Kroaci, mediat kishin shkruar atëbotë se pagat ishin 20 për qind më të larta se mesatarja në industrinë e këpucëve dhe se punëtorët “kanë fruta të freskëta, ujë në shishe dhe kafe në dispozicion çdo ditë, sikur edhe organizimi i ushtrimeve gjatë pauzës ” dhe se “HAIX krenohet se rezultati është produktiviteti dhe përqindja e ulët e pushimeve mjekësore”, thekson portali Nova.rs.

Ato prodhojnë pajisje HTZ, dmth. këpucë për pjesëtarët e shërbimeve të sigurisë (ushtri, polici, zjarrfikës, etj.).




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *