fbpx

PRINDËRIT E NXËNËSVE TË SHF “B. RADIÇEVIQ” TË FASCINUAR ME KUSHTET NË SHKOLLËN “SEZAI SURROI”

Bujanoc 20 janar 2022. – Prindërit e rreth 500 nxënësve të shkollës fillore të Bujanocit “Branko Radiçeviq” janë bindur, siç thonë ata, se fëmijët e tyre do të kenë kushte të shkëlqyera në gjimnazin “Sezai Suroi”. Në këtë shkollë, ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, nxënësit e klasave të larta të “Branko Radiçeviqit” do ta vazhdojnë vitin shkollor për shkak të rikonstruksionit të shkollës amë.

Nuk ka frikë, thonë prindërit me të cilët ka biseduar Bujanovaçke, se mund të ketë incidente mes fëmijëve të tri komuniteteve, serb, shqiptar dhe rom, të cilët për herë të parë do të ndajnë hapësirën e njëjtë shkollore.

Prindërit, mësuesit dhe administrata e shkollës janë drejtuar në mbledhjet prindërore të mbajtura sot në “Sezai Suroi”, në prag të fillimit të gjysëmvjetorit të dytë (24 janar), në mënyrë të organizuar nga sheshi i qytetit, siç do të shkojnë në shkollë nga e hëna edhe nxënësit e kësaj shkolle.

– Shkolla është vërtet në gjendje të mirë, për dallim nga “Branko Radiçeviq”. Ambienti është i rregullt dhe i pastër. Unë sinqerisht shpresoj dhe besoj se nuk do të ketë probleme mes fëmijëve serbë dhe shqiptarë. Nikoqirët janë më të rritur dhe sigurisht më të disiplinuar, pasi tashmë janë gjimnazistë. Nxënësit e shkollave fillore janë më të parahatshëm, kështu që mund të ketë ngatërresa të vogla, lyerje të bankave dhe të ngjashme, por u takon mësuesve dhe prindërve që ta parandalojnë këtë. Me të vërtetë nuk pres probleme në baza etnike – thotë Branisllava Veliçkoviq, nëna e një nxënëseje të klasës së pestë.

Ajo ka shtuar se nuk është e kënaqur vetëm me orarin sipas të cilit do të zhvillohen orët e mësimit për fëmijët e shkollës “Branko Radiçeviq” në periudhën nga ora 16 deri në ora 20-të, sepse prindërit për shkak të punës do të kenë më pak kohë për t’iu kushtuar fëmijëve të tyre.

I ashtuquajtura “ndërrimi i tretë” nga ora 16 deri në 20 në fakt do të thotë se orët e mësimit në gjuhën shqipe dhe serbe nuk do të mbivendosen, gjegjësisht se nxënësit e SHF “B. Radiçeviq” do të shkojë në shkollë kur të përfundojë turni i dytë në “Sezai Suroi”.

Ora e mësimit në të dyja shkollat do të shkurtohet në 30 minuta.

– Nuk kam asnjë kundërshtim për shkollën dhe zhvendosjen. Ata do të kenë kushte më të mira këtu sesa në shkollën e tyre. Nuk pres probleme gjatë rrugës nga shkolla në shtëpi. E vetmja gjë që më shqetëson shumë është shkurtimi i orëve. Mirëpo, e kuptoj se për shkak të rikonstruksionit ishin të nevojshme disa kompromise – thotë prindi Zoran Dençiq.

Drejtori i SHF “B. Radiçeviq” thotë se janë bërë angazhime të shumta për organizimin e mbajtjes së mësimit në gjysëmvjetorin e dytë, në këto rrethana.

– Bëmë gjithçka që mund të bëhej për të mirën e fëmijëve të të tetë klasave të shkollës sonë. Ne kemi siguruar ambiente, transport, do të rrisim mbikëqyrjen. Për shembull, për fëmijët e fshatit do të organizohet transport për në shkollën “Sezai Suroi”, dhe në pushimin e shkurtër mësuesit nuk do të shkojnë në zyrë, por do të qëndrojnë në klasë për ta filluar orën tjetër. Këtu jemi pajisur me 19 klasa për po aq paralele dhe kushtet janë të shkëlqyera. Besoj se çdo gjë do të jetë mirë derisa të kthehemi në shkollën tonë, pas përfundimit të rindërtimit – tha Tasiq.

Përndryshe, afati zyrtar për përfundimin e punimeve është 300 ditë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.