fbpx

U VËRTETUA SHKRIMI I BUJANOVAÇKE-s, I AFËRMI I NAGIPIT PUNËSOHET NË NË KOMUNË NË KOHË TË PACAKTUAR

 

Bujanoc 20 janar 2022. – Ashtu edhe siç kishte paralajmëruar Bujanovaçke, vendin e punës – sipas konkursit të shpallur, në kohë të pacaktuar në Drejtoratin për shërbime publike, e fiton një i afërm i kryetarit Nagip Arifi.

Është fjala për kunatin e Arifit, Fitim Murati, i cili ka qenë i vetmi kandidat në garë, mëson Bujanovaçke.

Murati tashmë punonte në pushtetin lokal, por pa aktvendim në kohë të pacaktuar, të cilën do ta fitoj pas përfundimit të procedurës së konkursit.

Siç mësojmë, me arsim është profesor i kulturës fizike dhe dikur ka punuar në shkollën Sezai Suroi.

Bujanovaçke pa sukses u përpoqë që për këtë të merrte një koment nga kabineti i Arifit dhe nga kryeshefi i Administratës komunale.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *