NGA 1 SHKURTI KOMUNALIA SËRISH DO T’I PADIS QYTETARËT

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc 21 janar 2022. – Menaxhmenti i NP “Komunalia” nga Bujanoci ka paralajmëruar qytetarët se nga 1 shkurti do të padisë të gjithë ata, borxhi i të cilëve për ujësjellës është mbi 10.000 dinarë. Drejtori i ndërmarrjes komunale, Ruzhdi Halili, nuk i është përgjigjur pyetjes së portalit tonë nëse nënkryetari i komunës, Shqiprim Musliu, e ka shlyer borxhin që ia ka kësaj ndërmarrje në shumë prej 243 mijë dinarë.

Siç është bërë e ditur nga NP “Komunalia”, arsyeja e vendimit për fillimin e procedurës përmbarimore janë borxhet e mëdha të shfrytëzuesve dhe mospagesa e faturave në afatin e paraparë.

“Komunalia” i ka paditur debitorët në nëntor të vitit të kaluar, kur Halili ka paralajmëruar se Musliu do të marrë një paralajmërim para ngrites së paisë.

Nëse ka pasur paralajmërime, padi, apo nënkryetari i komunës i ka shlyer borxhet, Halili që atëherë ka refuzuar t’i përgjigjet Bujanovaçkes për këtë.

“Komunalia” tani thekson se shuma e borxheve si të qytetarëve ashtu edhe të personave juridik arrin në disa milionë dinarë, gjë që e vështirëson afarizmin e kësaj kompanie.

“Duke pasur parasysh se NP “Komunalia” pagat dhe shpenzimet tjera i siguron nga të ardhurat e veta, gjegjësisht nga shërbimet që u ofron qytetarëve, është e pamundur të shmangim proceset gjyqësore ndaj debitorëve nëse duam shërbim cilësor dhe biznes normal”, thonë ata.

Me ushtrimin e padisë, thuhet në njoftim, shtohen edhe shpenzimet, duke pasur parasysh se lënda shkon te përmbaruesi, prandaj duhet paguar shpenzimet e procedurës përmbarimore dhe kamatës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *