PËR NJË DITË NË BUJANOC 26 TË PREKUR NGA COVID – 19

Bujanoc 21 janar 2022. – Pas testimit të së enjtes, në Bujanoc janë konfirmuar edhe 26 raste të tjera të infektimit me Covid – 19, thuhet në raportin e fundit nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë.

Nga fillimi i muajit janë regjistruar 196 raste të reja ndërkohë që gjatë kësaj jave janë thyer të gjitha rekordet në numrin e rasteve pozitive – 110 të prekur për katër ditë.

Një numër i shtuar i personave të testuar dhe të infektuar vihet re edhe në nivel qarku.

Në 24 orët e fundit në Qarkun e Pçinjës, për Covid-19, janë testuar 895 persona.

Analizat treguan se 441 persona janë infektuar me virusin korona.

Në Vranjë është shënuar numrë treshifror i rasteve pozitive – 286, pasuar nga Surdulica me 54 dhe Vlladiçin Hani me 32.

Tërgovishta (17), Presheva (16) dhe Bosilegradi (11) dje kanë më pak se 20 persona të infektuar.

Në spitalet Kovid të Vranjës ndodhen 27 pacientë, të gjithë pozitivë me koronavirus dhe me pneumoni.

14 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjen.

Në 24 orët e fundit për trajtim spitalor janë shtruar 11 pacientë ndërsa një u lirua.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *