fbpx

NGA FILLIMI I VITIT PESËFISH MË SHUMË RASTE POZITIVE SE NË DHJETORIN E VITIT TË KALUAR

 

Bujanoc 22 janar 2022. – Në 24 orët e fundit në Bujanoc janë konfirmuar 31 raste me Covid – 19. Çdo i dyti person i testuar në rrethin e Pçinjës doli se ishte i prekur nga Covid – 19, thuhet në raportin e Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë.

Kjo është hera e dytë që nga fillimi i javës që numri i të infektuarve shkon mbi 30.

Të hënën u konfirmuan 42 raste, që ishtenjë rekordi i të prekurve që nga fillimi i epidemisë në mars 2020.

Me 141 raste pozitive u thye rekordi për numrin e të infektuarve në një javë.

Për tri javët e janarit, në Komunën e Buujanocit me këtë virus janë prekur 237 persona, pesë herë më shumë se sa gjatë tërë dhjetorit në vitin e kaluar.

Në rrethin e Pçinjës dje janë testuar 780 persona, nga të cilët 396 kanë rezultuar pozitivë ose 50.8 për qind.

Numri i të infektuarve rishtazi është dyshifror në të gjitha komunat e qarkut, me përjashtim të Vranjës, ku me këtë virus janë prekur 232 qytetarë.

Pason Surdulica me 46, Bujanoci me 31, Vlladiçin Hani me 28, Tërgovishta me 22, Bosilegradi me 19 dhe Presheva me 18 raste pozitive.

Në Spitalet kovid të QSH në Vranjë, për trajtim spitalor nga Covid – 19 janë shtruar 33pacientë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.