REKORD I RI – NË BUJANOC 47 RASTE ME COVID – 19

 

Bujanoc 23 janar 2022. – Të shtunën në Bujanoc janë konfirmuar 47 raste të reja me Covid – 19, më së shumti brenda një dite që nga fillimi i pandemisë.

Sipas informacioneve nga Shtëpia e shëndetit, 60 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë.

Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, në Ambulancën e Kovidit edhe të dielën (23 janar) do të punojnë nga dy mjekë në dy turne, ndërsa testimi antigjen i pacientëve do të bëhet në periudhën prej orës 12 deri në 16, njoftoi dje Shtëpia e shëndetit.

Rekordi i numrit të të infektuarve në baza ditore është thyer dy herë këtë javë, gjatë së cilës janë infektuar 188 persona.

Që nga fillimi i muajit janë konfirmuar 284 raste.

Sipas raportit të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, në rrethin e Pçinjës janë regjistruar 425 të sapo infektuar me Covid – 19, e më së shumti në Vranjë – 248 raste.

Janë testuar 771 mostra, që do të thotë se përqindja e të infektuarve është 55 për qind.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *